Tre anëtarë të një bande shqiptare, të dyshuar për dhjetëra grabitje në Costa del Sol, humbën jetën gjatë një ndjekjeje policore në Malaga, ku gjithashtu vdiq edhe një oficer i Policisë Kombëtare spanjolle.

Ngjarja ndodhi të enjten në mëngjes rreth orës 05:30, pasi autorët kishin grabitur një farmaci në lagjen Puerto de la Torre.

Sipas autoriteteve spanjolle, banda ishte nën hetim, ndërsa në këtë rast kishin çaktivizuar sistemin e sigurisë pa dëmtuar derën.

Gjatë arratisjes, grabitësit u përplasën me makinën e një nënkomisari 48-vjeçar, Antonio Ramos, i cili po kthehej në shtëpi pas turnit të natës. Oficeri, i martuar dhe me dy fëmijë, kishte marrë pjesë më herët atë natë në një operacion policor.

Trupat e viktimave u dogjën plotësisht pas përplasjes, duke e vështirësuar identifikimin e plotë. Ministria e Brendshme spanjolle ka nderuar oficerin e ndjerë me “Kryqin e Meritës Policore me simbol të kuq”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko