Daily dhe Sunday Telegraph po del në shitje së bashku me revistën Spectator. Botimet historike që janë tre nga botimet më të mëdha në Britaninë e Madhe do të shiten për shkak të borxheve të kompanisë së tyre mëmë.

Lloyds Bank ka emëruar AlixPartners si administrator për të vazhduar me sekuestrimin e aksioneve të familjes Barclay. Në fakt, banka kërkon të procedojë me shpejtësi ankandin, ndërkohë që synon të largojë anëtarët e bordit të drejtorëve nga postet e tyre dhe më pas do të vazhdojë me ankandin e gazetave siç raporton Guardian.

Aidan dhe Howard Barkley janë ndër ata që do të hiqen. Blerësit e mundshëm përfshijnë DMGT – e cila zotëron Mail, Mail on Sunday dhe faqen e internetit MailOnline ndër të tjera – e cila ka shprehur interes në të kaluarën, megjithëse mund të ketë shqetësime për konkurrencën.

Të tjerë që mund të shprehin interes janë grupi belg Mediahuis, ndërsa duket më pak gjasa që Jeff Bezos të lëvizë për të blerë gazetën, vëren gazeta britanike. Themeluesi i Amazon bleu Washington Post në vitin 2013 për 250 milionë dollarë dhe në vitin 2018 u lidh me një ofertë të mundshme për të blerë Telegraph-in. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re