Afrikanët e Jugut kujtuan liderin e Kongresit Kombëtar Afrikan (ANC) Nelson Mandela duke shënuar 30-vjetorin e lirimit të tij nga burgu pas 27 vitesh pas hekurave.

Presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa kujtoi se 30 vjet më parë, një turmë u mblodh për të takuar Mandelën pasi u lirua nga burgu.

“Populli festoi me shumë entuziazëm, jo ​​vetëm sepse pas 27 vjetësh udhëheqësi i madh i popullit tonë ishte midis nesh, por sepse lirimi i tij ishte një moment vendimtar në hapin tonë të mëtejshëm drejt demokracisë”, tha Ramaphosa në një fjalim para kombit.

Ramaphosa tha që afrikanët e Jugut shënojnë përvjetorin e gëzueshëm të lirimit të Mandelës, duke ndarë me të qëllimin e përbashkët për një Afrikë të Jugut të barabartë, të drejtë dhe të prosperuar, ku të gjithë kanë një mundësi për të përmirësuar jetën.

Ai tha se kujton një deklaratë të Mandelës kur u la i lirë në 11 shkurt 1990, ku bënte thirrje për unitetin e të gjithë afrikanëve të Jugut, pavarësisht racës.

“Nga shumë gjëra që ai tha ndërsa qëndroi në ballkonin e Cape Town City Hall atë ditë, ekziston një thënie që ka mbetur e etur në kujtesën e gjithë këtyre viteve: ‘Nevoja për të bashkuar njerëzit e vendit tonë është po aq e rëndësishme tani, siç ka qenë gjithmonë deri më tani”, e citoi amaphosa.

Ai tha se deklarata e Mandelës ishte me vlerë të madhe në atë kohë dhe mbetet e tillë tre dekada më vonë.

Lindur në vitin 1918, si një i ri, Mandela u aktivizua në luftën kundër ligjeve të ndarjes të njohura si aparteid.

Për njëzet vjet ai ishte udhëheqësi i një fushate paqësore, jo të dhunshme dhe rezistence ndaj qeverisë së atëhershme të Afrikës së Jugut.

Ai u bashkua me Kongresin Kombëtar Afrikan në 1962 në rezistencën ndaj aparteidit.

Megjithëse ishte i izoluar dhe i margjinalizuar në burg, dënimi i tij i gjatë e bëri një simbol i luftës kundër aparteidit dhe qeverisë së Afrikës së Jugut iu bë presion për ta liruar.

Në 1990, Mandela u la i lirë dhe, me presidentin e atëhershëm të Afrikës së Jugut, filluan negociatat që synonin fundin paqësor të aparteidit dhe transferimin e pushtetit për shumicën e popullatës.

Në 1993, Mandela dhe Presidenti i atëhershëm Frederick Willem de Klerk morën Çmimin Nobel për Paqen.

Në 1994 Mandela u bë presidenti i parë me ngjyrë i Afrikës së Jugut, duke mbajtur këtë detyrë deri në 1999.

Për ironi fati, mandati i tij shënoi rritje dramatike të niveleve të krimit dhe SIDA-s, por shumë lavdërojnë politikën e tij për pajtimin kombëtar dhe besnikërinë ndaj institucioneve demokratike.

Nelson Mendela është një personalitet i preferuar në të gjithë botën, një simbol i pajtimit nga një vend me një histori brutale të racizmit.

Mendela ndihmoi në kalimin e Afrikës së Jugut nga gjakderdhja dhe trazirat, në demokraci.

Ai ndërroi jetë në dhjetor 2013 në moshën 95 vjeç.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re