Prej ditësh dhjetëra emigrantë shqiptarë bllokohen prej 24 orësh në kufirin e gjelbër në Kapshticë.

Mes tyre ka gra dhe fëmijë detyrohen të kalojnë natën në rrugë me temperatura të ulëta, në pritjeje të një përgjigje nga autoritetet për tu futur në Shqipëri.

Ata duhet të pajisen me leje nga autoritet.

Petrit Shaqe është më i moshuari ndër emigrantet e bllokuar, dhe thotë për ABC News se është me probleme shëndetësore, dhe në këto tre ditë qëndrimi jashtë në të ftohtë nuk ndihet fort mirë.

Ai thotë se ka qenë i detyruar të shkojë në Greqi pasi ka patur vajzën sëmurë.

Ja çfarë thotë ai:

“Vij nga Greqia, kam që të shtunën, 3 ditë që jam bllokuar në kufi se nuk na linin të kalonim. Jam i sëmurë me tension, mbrëmë në orën 9 më kanë futur brenda mua dhe 4 vetë të tjerë. E kemi kaluar natën jashtë në të ftohtë. Isha tek vajza.

Jetoj në Tiranë dhe tani do vij një shok i djalit nga Korça të më marrë. Ky vendim i qeverisë është i gabuar, kemi 3 ditë pa ngrënë në të ftohtë, në shi atje. Mua më lejuan të kaloj se më ra të fikët atje, më vulosën pasaportën dhe kaq, ndërsa të tjerët nuk i lejuan.
Policia shqiptare nuk është sjellë mirë se na shtynin, dhe nuk na lejonin të kalonim, ndërkohë që policia greke është sjellë shumë mirë me ne, na kanë dhënë dru të bëjmë zjarr.

Kryeministri, si i pari i qeverisë, të mundohet ti lejojë shqiptarët të hyjnë.

Unë do të rri në shtëpi 14 ditë në karantinë. Unë shkova në Greqi se kisha vajzën sëmurë pastaj u ktheva për në shtëpinë time, kur nuk më lejuan të kaloja”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re