Vetëm tre ditë nga nisja e shkollës një edukatore, një mësuese dhe një sanitare e një kopshti në Delvinë janë testuar pozitivë me koronavirus.

Burimet  bëjnë me dije se ka nisur hetimi epidemiologjik dhe janë izoluar të gjithë ata që kanë pasur kontakte me të infektuarat.

Po ashtu është bërë edhe dezinfektimi i mjediseve shkollore.

Nga zyra arsimore është kryer zëvendësimi i mësueses, edukatores dhe sanitares, ndërkohë që do të vazhdohet me kryerjen e tamponëve tek të dyshuarit./panorma/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re