Prokurori i ri i përgjithshem me mandat 7-vjeccar dë zgjidhet mes 3 kandidateve. Olsian Çela, Fatjona Memçaj do të jetë kreu i ri i akuzës ose drejtusja aktuale e përkohshme Arta Marku do të vijojë të mbajë postin.

 

Sipas këshillit të lartë të prokurorisë vetëm këto 3 kandidatë plotësojnë kushtet ligjore ndërsa avokati Lulzim Alushaj u skualifikua nga gara pasi nuk rezultoi të kishte 15 vite përvojë në punë si jurist i spikatur.

 

Tashmë KLP do nisë verifikim më të detajur për tre kandidaturat për ti dorëzuar kuvendit  rënditejn në bazë të pikëzimit.

 

Rregullorja parashikon 4 kritere kryesore për vlerësimin e kandidatëve, atë  profesional, moral, kriterin e të integritetit, si dhe vlerësimin  organizativ dhe drejtues.

 

Nëse deputetët nuk arrijnë të zgjedhin një kandidat fitues me 2/3 brenda 30 ditëve, sipas ligjit, prokuror i përgjithshëm përzgjidhet automatikisht kandidati i renditur i pari në listë nga KLP-ja.

 

Aktualisht postin e prokurorit të përgjithshëm e mban Arta Marku e cila u zgjodh në një seancë të tënsionusr , me 69 vota të mazhorancës në vitin  2017.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re