Qendra Spitalore Universitare ka reaguar pas ndarjes nga jeta të tre familjarëve nga Gjilani si pasojë e helmimit.

“Paraditen e dt. 06.05.2021 në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme QSUNT, pacientët I. H mosha 78 vjeç, A. H mosha 56 vjeç dhe F. H mosha 47 vjeç, janë paraqitur me ambulancë, me diagnozë “intoksikacion nga kërpudha. Gjendja e pacientëve paraqitej e rëndë.

Pasi i janë kryer të gjitha ekzaminimet dhe konsultat sipas protokolleve mjekësore të urgjencës dhe janë hospitalizuar fillimisht në Shërbimin e Toksikologjisë dhe më pas dhe në mbrëmje për shkak se gjendja e tyre u përkeqësua u transferuan në Shërbimin e Reanimacionit Qendror.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ata kanë ndërruar jetë pranë këtij shërbimi : pacientja I. H dt 06.05.2021, pacienti A. H në dt. 07.05.2021 dhe pacientja F. H në dt. 08.05.2021”, thuhet në deklaratë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re