Ditën e sotme në Pogradec u shënuan tre raste të reja me COVID-19. Mësohet se bëhet fjalë për 3 shtetas gjermanë, ku dy prej tyre janë çift.

Dyshohet se ata e morën COVID-19 gjatë një udhëtimi disa ditor në Tiranë. Më pas ata u kthyen në Pogradec dhe shfaqën shenjat e sëmundjes.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë u shënuar 90 raste të reja me COVID-19, shifër kjo rekord. Po ashtu humbën jetën edhe tre pacientë të tjerë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 72. Aktualisht në spitalin Infektiv po marrin mjekim 80 pacientë, 10 prej të cilëve në terapi intensive, ku dy janë intubuar. Dje u shënua edhe rasti i parë i një foshnje me COVID-19 që merr trajtim në spital. Foshnja dy muajshe u shtrua së bashku me nënën dhe janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re