Subscribe

Rekordmeni shqiptar i “Guiness”, Alkent Pozhegu rrëfeu në emisionin “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus, idenë e tij se si arriti të “magjepsë” botën me artin e drithërave.

 

Gjakovari Alkent Pozhegu ka 3 rekorde Guines, të cilat i ka vënë me anë të portreteve të ndërtuar me drithëra.

 

Rekordin e parë Pozhegu e ka shënuar në vitin 2014-të, ku me anë të drithërave bëri mozaikun e disa klubeve futbolli.

 

Ndërkohë rekordin e dytë e vendosi me portretin e Rita Orës dhe të tretin me portretin e ish-Presidentit Amerikan, Donald Trump.

 

I pyetur nga moderatorja Brikena Prifti se si lindi ideja për të bërë mozaike me drithëra, Pozheku tha se i erdhi nga një thes misri në pazar.

 

“Mora një këshillë nga një mik i imi në Tiranë se nëse e bënë këtë punë një tavolinë me artin e  frutave të tentosh rekordin e Ginesit. Por në atë kohë arti i frutave nuk ishte hapur, dhe më propozuan disa rekorde të tjera.  Një ditë isha në pazar, dhe pashë një thes me misër, ai ishte frymëzimi dhe momenti i frymëzimit tim, për të bërë një portret dhe të shkruaj emrin e Ronaldos”, tha Pozhegu.

/Vizionplus.tv/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re