Tre persona kanë vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

 

Nga 1285 testime të kryera, 397 persona kanë rezultuar pozitiv.

 

Në 24 orët e fundit janë shëruar 167 persona, kurse raste aktive janë 2087. Ndërkaq, 128 qytetarë janë vaksinuar në 24 orët e fundit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re