Kryetarja e Bashkisë Shkodër ende pa bërë tre javë pas konfirmimit me COVID- 19 shfaqet në një takim të mbledhjes sw komisionit të mbrojtjes civile në prefekturën e qarkut Shkodër.

Që nga momenti kur ka dalë pozitive në 22 shtator 2020 dhe deri më tani janë bërë 18 ditë por Ademi tashmë ka lënë shtëpinë e saj dhe ka ardhur në takim.

Zyrtarëve të tjerë të pranishëm Ademi i tha se duhet të më ketë kaluar virusi pavarësisht se nuk ka mbushur ende tre javë.

Ademi ka qenë me maskë por nga ana tjetër është kollitur disa herë duke treguar se gjendja e saj shëndetësore nuk është ende e mirë.

Sipas DSHP, izolimi duhet për dy javë, çka do të thotë se Ademi e ka kaluar kohën e vetëkarantimit, por ndërkohë nuk ka bërë tampon të dytë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re