Tre kryeinfermierë në Spitalin Infektiv kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
Më herët u raportua se edhe shefi i Laboratorit te Mikrobiologjisë në QSUT, Andi Koraqi është prekur nga COVID-19.

Deri tani numri i mjekëve të infektuar që janë edhe pjesë e task forcës së ministrisë së Shëndetësisë ka shkuar në tre.

Më herët janë infektuar edhe Mirela Cami, Drejtoresha e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe Skënder Brataj Drejtor i Urgjencës Kombëtare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re