Shumica e njerëzve përpiqen t’i fshehin thembrat e çara.

 

Përpos pamjes së shëmtuar, thembrat e çara shkaktojnë dhimbje. Në treg gjenden me mijëra produkte për shërimin e tyre, por shumë pak nga ato produkte arrijnë ta kryejnë funksionin e vet.

Mënyra më e mirë dhe e lirë për t’i shëruar ato është përmes produkteve që mund t’i bëni në shtëpinë tuaj.

1. Lëngu i limonit

Vetitë acetike të limonit ndihmojnë në heqjen e qelizave të vdekura të lëkurës, gjë që ju sjell një lëkurë më të butë dhe të shëndetshme në vend të thembrave të çara. Prijeni limonin në dysh dhe fërkoni zonën e infektuar. Bëjeni këtë për pesë minuta dhe pastaj pastrojeni me ujë.

2. Mjalti

Mjalti ka veti antibakteriale dhe është i përsosur për trajtimin e thembrave të çara dhe të thata. Hidhni një gotë me mjaltë në një legen me ujë dhe përziejeni mir. Pastaj, futini këmbët në ujë për 15 deri 20 minuta dhe fërkojini këmbët me lehtësi.

3. Bananet

Bananet e pjekura janë ndër ilaçet më të mira shtëpiake për shërimin dhe trajtimin e thembrave të thata dhe të çara. Një banane të pjekur copëtojeni dhe bëjeni në formën e pastës, të cilën e vendosni në thembrat tuaja pasi t’i keni pastruar më parë. Prisni 10 deri 15 minuta dhe pastrojini këmbët me ujë të nxehtë.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re