Skip to content

Tre lëkundje tërmeti të njëpasnjëshme në Shqipëri, sa ishte magnituda

640 0 e0e15847d81eb81d0d7ceeae2ec9681d

Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pasditen e sotme në zonën e Gjirokastrës. Raportohet se thellësia e tij ishte rreth 15 kilometër.

Sipas EMSC, tërmeti  tjetër e ka pasur epiqëndrën  në afërsi të Elbasanit, ndërsa lëkundja e parë ka qenë me magnitudë 3.6 e shkallës rihter, ndërsa e dyta 3.1.

Pak orë më parë u raportua dhe për një tjetër lëkundje sizmike me magnitudë 3.2 i shkallës Rihter, me epiqendër në Detin Adriatik.

Si pasojë e lëkundjeve nuk raportohet akoma për dëme!