Një aksident i trefishte ka ndodhur në aksin rrugor Lezhe-Milot në vendin e quajtur Kryqezimi i Rriles.

 

Tre automjete janë përfshire në aksident ku për pasoje kanë marrë lendime pasagjeret që ndodheshin në automjetet tip Benz dhe Volksvagen të cilet janë transportuar për në spitalin e Lezhes.

 

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e këtij aksidenti.

 

Kujtome se edhe një dite më parë një tjeter aksident ndodhi në këtë aks rrugor.

 

Ky kryqezim mbetet më problematiku ku ka patur shume aksidente dhe me humbje jete.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re