Kontrolli i policisë së Shtetit në kampin MEK në Manëz të Durrësit paraditen e kësaj të marte është shoqëruar me përplasje mes policisë dhe banorëve të kampit.

Gazetari Leonidha Musai raporton për ABC News se drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamed Rrumbullaku para aksionit është takuar me përfaqësuesin e kampit ku dhe është rënë dakord për nisjen e kontrollit në ambientet e kampit.

Ndër të tjera gazetari i ABC News sipas burimeve mëson se situata është tensionuar në momentin që policia, e cila kishte informacion se persona brenda kampit zhvillonin aktivitet të paligjshëm kryesisht që lidhet me sulme kibernetike, kishte nisur sekuestrimin e disa kompjuterave dhe server në disa ambiente të kampit.

Gjithashtu burime për gazetarin Leonidha Musaj, raportojnë se pak ditë para se në Manzë të zhvillohej  aksioni policor, kishin mbërritur tre maune me pajisje të fundit elektronike.

Ndërkohë nga përplasjet e banorëve me policinë, dhe përdorimin e gaziot lot sjellës. Zëdhënësi dhe përfaqësues të kampit MEK në Manëz të Durrësit pretendonin se n jë prej tyre është vrarë nga policia shqiptare, lajm që nuk konfirmohet nga autoritetet shqiptare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re