Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar 4 persona të akuzuar se nëpërmjet rryshfetit jepnin certifikata pronësie. Me 2 vite burg, Gjykata e Posaçme ka dënuar ish kreun e Kadastrës në Sarandë, Laert Pashën.

Me 1,6 vite burg u dënua Hamza Tola, i cili punonte si shofer në Ministrinë e Drejtësisë.  Ndërsa me 12 muaj shërbim prove u dënua Jorgo Kreku. Për Kastriot Krekun gjykata dha dënimin me 16 muaj shërbim prove.

Ata akuzohen për “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim.

Sipas hetimeve, Hamza Tola dhe Jorgo Kreku i kanë kërkuar shtetasit Kastriot Kreku një shumë monetare që varionte nga 1000 Euro deri në 3000 Euro, duke i premtuar ndërhyrjen tek të pandehurit Laert Pasha dhe Sajmir Bako, të dy punonjës të ASHK Sarandë, me qëllim për ta ndihmuar në procedurën e pajisjes me çertifikatën e pronësisë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re