Gjykata e Posaçme ka lënë në burg 2 sekserët që premtonin punësim në këmbim të shumave monetare në në sistemin e burgjeve. Në seancën e së premtes, gjykata vendosi masën e “arrestit në “, për Agron Ballën e Klodian Gjeçin të arrestuar me urdhër të prokurorisë së posaçme për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm te personat që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim.
Agron Balla dhe Klodian Gjeci në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se I kërkuan 3 mijë euro një personi për ta punësuar pranë strukturave në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Mësohet se një nga të arrestuarit më konkretisht Klodian Gjeci, ishte shofer i një ish-zyrtari të lartë. Referuar hetimeve ata janë arrestuar pasi kundrejt një rryshfeti prej 3 mijë eurove, i kishin premtuar punësim një qytetari në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.
Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura, për shkak të ruajtjes së sektretit hetimor. Burime nga prokuroria bëjnë me dije se, nën hetim janë edhe ish-zyrtarë të drejtorisë së burgjeve pasi dyshohet se kanë bashkëpunuar me dy të arrestuarit./