Biznesmeni Gëzim Olaj e konsideron një akt të qëllimshëm djegien e bujtinës së tij në afërsi të Thethit. Ai deklaroi për gazetën “Panorama” se nuk e di se kush fshihet pas ngjarjes, por nuk e përjashton mundësinë që të jetë bërë për çështje konkurrence.

“Kam ardh nga Londra për të investuar. Është i qëllimshëm sepse nuk e kanë djegur më benzinë bujtinën time. S’kam pas probleme dhe as përplasje me kënd dhe nuk e di kush mund ta ketë bërë. Mund të jetë bërë edhe për çështje konkurrence, por për momentin nuk kam asnjë dyshim se mund të jenë autorët. Dëmi që më është shkaktuar kap vlerën 3 milionë euro përafërsisht, sepse më kanë djegur gjithçka që kam patur, lokalin e vjetër dhe ndërtesat e reja që janë bërë dhe ato që ishin në ndërtim e sipër”, u shpreh ai.

Një bujtinë është djegur në Qafe Thore pranë Thethit në Malësinë e Madhe.  Buni i Bajraktarit ndodhej në aksin që të çon në drejtim të Thethit, dhe dëmi ekonomik kap vlerën 3 milionë euro.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re