Për të gjithë qytetarët e prekur nga tërmeti që, kërkojnë të marrin informacion mbi atë se çfarë do të bëhet me ta, ku duhet të marrin ndihmat, ku të strehohen apo të pyesin për çfarëdolloj informacioni në lidhje me banesat e tyre të dëmtuara, qeveria ka vëndosur tre numra të gjelbër në dispozicion të tyre. Numrat janë: 069 41 14 100, 069 41 14 101 dhe 069 41 14 404.

Zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda tha se numrat janë funksionale që sot, ndërsa nga nesër është planifikuar të vihen në dispozicion edhe tre numra të tjerë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re