Tre operacione antidrogë në Tiranë përfunduan me 9 të arrestuar të cilët sipas policisë shpërndanin kokainë heroine dhe hashash ne zona të ndryshme të Tiranës. Në operacionin e koduar “profesori” , u arrestua në afërsi të zonës së njohur si “Brryli” Gazment Gazheli, 46 vjeç, e ëma e tij 68 vjeçare, si dhe Kristian Karanxha, 27 vjeç, qe të tre banues në Tiranë.
 
Gazmend Gazheli me pseudonimin “profesori” në bashkëpunim me Kristian Karanxhen i njohur ndryshe si “kiçi”, merreshin me shitjen e heroinës e kokainës ne në zonën e “Brrylit, Ali Demit dhe Shkozës”. Sipas policisë, e ëma e Gazhelit u arrestua pasi gjate kontrollit ne banese ajo tentoi të hidhte nga dritarja dy qese me heroine. Në dy operacionet e tjera, policia sekuestroi 19 kilogramë kanabis dhe disa doza kokaine, ndërsa u prangosen 6 persona të cilët  shisnin drogën ne zonën e Linzes dhe Dajtit, ndërsa kokainën ne bulevardin Zogu i Parë.
 
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re