Tre autoambulanca janë paraqitur mbrëmjen e të enjtes në repartin e Infektivitr në QSUT.

Autoambulancat kanë sjell në këtë repart persona të sëmurë të cilët kanë shfaqur shenja klinike të përafërta me ato të koronavirusit.

Rëndëmi I gjëndjes së këtyre personave ka bërë që ata të mbërrijnë në QSUT me ambulance.

Megjithate është heret të themi nëse këta tre paciente janë apo jo me koronavirus pasi vetëm analiza që iu është marrë dhe iu është dërguar në laboratorin e ISHP do të konfirmojë ose rrëzojë këtë pretendim.

Deri këtë të enjte në Shqiperi janë identifikuar 23 persona të infektuar nga Tirana, Durrësi, Elbasani, Lushnja dhe Rrogozhina ndërsa një shtetase nga Durrësi ka gjetur vdekjen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re