Tre persona kanë humbur jetën dhe 80 raste të reja janë konfirmuar oozitivë me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.

Sipas ministrisë së Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni rastet e reja me Covid janë konfirmuar,Shkup-54, Tetovë-3, Veles-4, Kavadar-2, Gostivar-7, Kriva Pallankë-1, Koçan-3, Vinicë-2, Dellçevë-1 dhe Shën Nikollë-2.

Ndërkohë viktimat e kësaj të martje janë tre pacientë: një nga Shkupi (48-vjeç), një nga Struga (78) dhe një nga Strumica (68).

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 97 pacientë të shëruar.

NDërkohë deri më tani numri i të infektuarve të përgjithshëm me Covid në Maqedoni ka shkuar në 21.193, prej të cilëve 800 persona kanë humbur jetën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re