Me gjithë thirrjet e ndërkombëtarëve, Prokuroria e Lartë Publike në Kralevë të Serrbisë ka lënë në burg tre punonjësit e policisë kufitare të Kosovës të cilët u rrëmbyen dy ditë më parë në afërs të kufrit.

 

Sipas autoriteteve serbe, ata kanë kryer veprën penale: prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse, të cilat parashikojnë dënim deri në 12 vjet burg.

 

Masa për paraburgim u komunikua këtë të premte ndërsa nuk është e qartë kohëzgjatja .

 

Ndërkohë në katër komunat në veri të kosovës stuata mbetet e tëensionuar.

 

Gjatë natës u raportua për tre shpërthime në afërsi të stacioneve policore ku u dëmtua edhe një automjet i policisë. Policia konfirmoi për mediat se shpërthimet kanë ndodhur në Mitrovicë të Veriut dhe në Zveçan.

 

Nga ana tjetër, për të dytën ditë radhazi dhjetëra mjete të transportit të mallrave vijojnë të mbeten përtej kufirit në pikat që lidhin Kosovën me Serbinë, Merdarë dhe Jarinjë.

 

Asnjë kamion me mallra me origjinë nga Serbia nuk ka hyrë në territorin e Kosovës, që kur qeveria mori vendimin për të rritur masat e sigurisë. Kryeministri Kurti bëri të qartë se masat nuk janë tregtare apo ekonomike, por vetëm për shkak të sigurisë.

 

Ndërsa në Leposaviç, dhjetëra serbë protestuan para ndërtesës së komunës, madje edhe duke tejkaluar kordonin e forcave të KFOR. Edhe pse nuk pati përplasje fizike, tensionet mbeten të larta.

 

Edhe në mitrovicë pati tubme të qytetarëve  të cilët marshuan paqësisht në mbështetje orgaqnizatorit ser të protestave të dhunshme të 29 majit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re