I pari President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që ka vizituar Shqipërinë është Jimmy Carter, i cili shërbeu si presidenti i 39 i SHBA nga viti 1977 deri në vitin 1981.

 

Jimmy Carter vizitoi për dy ditë Tiranën në shtatorin e vitit 93` dhe në fokus të vizitës së tij ishte situata në Kosovë, e cila asokohe ishte pjesë e Jugosllavisë dhe konflikti në Bosnje Hercegovinë. Presidenti Carter takoi Sali Berishën, që mbante postin e Presidentit të Republikës dhe Aleksandër Meksin, si Kryeministër i Shqipërisë.

 

Në vitin 1996 Shqipërinë e vizitoi presidenti i 41 i Shteteve të Bashkuara, George Herbert Walker Bush, së bashku me ish-Sekretarin Amerikan të Shtetit, Colin Powell. Presidenti Bush qëndroi në Vlorë, ku u takua me Sali Berishën, i cili asokohe ishte Kryetar i Shtetit Shqiptar.

 

Në 10 qershor të vitit 2007 Shqipërinë e vizitoi presidenti Xhorxh W. Bush, vizita më e rëndësishme në 3 dekada, jo vetëm sepse Bush është i vetmi president në detyrë që ka vizituar Shqipërinë, por edhe sepse nga Tirana, Shtetet e Bashkuara bënë të qartë mbështetjen për pavarësinë e Kosovës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re