Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka publikuar pamjet nga arrestimi i tre punonjësve të IKMT-së në një pallat në Dibër.

Blushi shkruan se kjo është fytyra e vërtetë e Edi Ramës ndërsa shton se ndryshimin më 14 Maj nuk ka forcë në botë që mund ta ndalë.

“Ju lumtë dibranëve të ndershëm dhe patriotë, që arrestuan hajdutët e votave! Kjo është fytyra e pisët e Edi Ramës!

Kështu t’i arrestojmë kudo hajdutët e “Rilindjes”! Ndryshimin më 14 Maj nuk ka forcë në botë që mund ta ndalë!”, shkruan ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re