8 raste të reja me Covid-19 janë evidentuar në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësise në buletinin e përditshëm bëri të ditur se u testuan 200 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe u konfirmuan pozitivë 8 raste.
Nga këto, 5 raste u gjetën në Tiranë, 2 në Durrës dhe 1 në Krujë, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive.
Po ashtu në 24 orët e fundit raportohet se janë shëruar 6 qytetare.
Në vendin tonë aktualisht janë 175 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 62
Durrës 50
Krujë 27
Shkodër 10
Berat 10
Kamëz 9
Fier 4
Elbasan 1
Mirditë 1
Korçë 1