Skip to content

Tre raste në fokus të Policisë së Beratit , arrest, procedim dhe hetime për vjedhje

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat kanë vijuar punën për goditjen e paligjshmërisë dhe garantimin e rendit dhe sigurisë.

Në kuadër të veprimeve policore:

  • u arrestua në flagrancë shtetasi M. K., 30 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë në një banesë në fshatin Duhanas;
  • u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Dh. P., 49 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Ndërkohë, ditën e djeshme, shtetasi P. Q., 66 vjeç, kallëzoi se në banesën e vëllait të tij, në Kuçovë, ishte vjedhur një kasafortë me dokumente. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme.