Një efektiv policisë në Kuçovë është konfirmuar pozitivë me koronavirus.
Abc News raporton se të infektuar rezultojnë edhe një punonjëse fasonerie si dhe shoferi i bashkisë së Skraparit.
Situata e pandemisë në vend vijon të jetë shqetësuese. Ditën e djeshme ministria e Shëndetësisë raportoi 182 raste të reja dhe pesë humbje jete.
Ndërkaq, nga dita e nesërme maska do të jetë e detyrueshme edhe në ambientet e hapura.