Shtohen edhe tre raste të reja nga personeli shëndetësor, me COVID 19 në Kukës.

Mësohet se kanë dalë pozitiv ndaj virusit edhe tre infermierë, duke e çuar kështu në nëntë numrin e të infektuarve në personel. Përgjigjet e analizave dolën mbrëmë në darkë, ndërsa 30 të tjerë rezultuan negativë.

Autoritetet në Kukës deklaruan se testet do të vazhdojnë, ndërsa të gjithë duhet të qëndrojnë në karantinë.

Në urgjencën e spitalit rajonal po shërbejnë infermierët e pavioneve pasi të gjithë ata që shërbenin janë karantinuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re