Skip to content

Tre rastet e reja me koronavirus në Shkodër, mes tyre një polic i FNSH dhe një shitëse buke

Shkodra vijon të jetë qyteti i dytë, pas Tiranës, më i prekuri nga koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë raportoi se gjatë 24 orëve të fundit, janë konfirmuar pozitivë edhe tre raste të reja.

“News 24” raporton se dy prej rasteve të reja të infektuar me COVID-19 janë efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, ndërsa një tjetër është shitëse buke.

Deri më tani, në Shkodër janë infektuar me koronavirus 99 persona.