Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot tre raste të reja me të infektuar në Elbasan.

Mësohet se rastet e sotme pozitive janë në radhët e bluzave të bardha.

Të infektuar janë konkretisht dy infermiere dhe një mjek.

Infermieret janë te maternitetit, ndërsa mjeku është i një qendre shëndetësore në Elbasan.

Ndërkaq, në spitalin e Elbasanit është mbyllur reparti i Gjinekologjisë.

Lajmin e konfirmoi mjeku pediatër Kujtim Ibrahimi, i cili po ashtu është infektuar bashkë me bashkëshorten dhe janë karantinuar në shtëpi.

Nga ana tjetër, ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot 90 raste të reja dhe dy humbje jete në spitalin Infektiv.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re