Shkencëtarët e shpërblyer janë Rainer Weiss nga Instituti për Teknologji në Masaçusets (SHBA) dhe Barry Barish dhe Kip Thorne nga Instituti për Teknologji në Kaliforni. 
Tre shkencëtarët për herë të parë bënë vëzhgimin e valëve të gravitetit në shtator të vitit 2015. Në kohën kur u publikua zbulimi, disa muaj më vonë, i njëjti paraqiste një sensacion jo vetëm për shkencëtarët, por edhe për publikun më të gjerë.
Valët e gravitetit janë valëzime jashtëzakonisht të zbehta në strukturën e hapësirës dhe kohës, të cilat janë të krijuara nga disa nga ngjarjet më të dhunshme në univers.
Në një paraqitje telefonike në sallën e konferencave në Akademinë e Suedisë për Shkencë, Weiss, tha se “shpërblimin e sheh si një njohje të punës së një mijë njerëzve”.
Valët e gravitetit ishin parashikuar nga Albert Ajnshtajn një shekull më parë, si pjesë e teorisë së tij të relativitetit të përgjithshëm.
Relativiteti i përgjithshëm thotë se graviteti shkaktohet nga objektet e rënda të cilat lakojnë kohën në hapësirë, e cila është rruga katërdimensionale e perceptimit të universit nga ana e astronomëve.
Valët e zbuluara nga laureatët janë produkt i një përplasjeje të dy vrimave të zeza që janë larg 1.3 miliardë vite të dritës. Një vit i dritës është rreth 5.88 trilionë milje.
Shkencëtari Weiss i lindur në Gjermani, ka fituar gjysmën e shpërblimit të përgjithshëm prej 9 milionë kruna (1.1 milion dollarë), ndërsa Thorne dhe Barish do të ndajnë mes tyre pjesën e mbetur të shpërblimit.
Çmimi Nobel për Fizikë nderon zbulimet e mëdha që përfshijnë materiale shpesh shumë të vogla për t’u parë nga syri.
Njoftimi për fituesit e vitit 2017 u bë nga ana e Akademisë Mbretërore të Suedisë për Shkencë. Në 25 vitet e kaluara çmimi gjithmonë është ndarë nga dy ose më shumë shkencëtarë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re