Reshat Arbana, një ndër emrat e shquar të akrimit shqiptar, ka kaluar suksesshëm një sprovë të fundit shëndetësore.

Siç njoftohet nga Ministria e Shëndetësisë, ai iu nënshtrua një ndërhyrje të vështirë në zemër përmes një terapie moderne të insufciencës kardiake.

“Mjekët kanë vendosur tre sonda elektrike në zemër që realizon sinkronizimin e tkurrjes së muskulit në tërësi dhe përmirëson funksionin e këtij organi jetik.

Ndërhyrja delikate u realizua nga ekipi i mjekëve kardiologë të Spitalit Universitar Nënë Tereza, Dr. Ormir Shurdha, Dr. Mirald Gina dhe infermiere Antuela Shkëmbi dhe Xhoana Xhanaku”, thuhet në njoftim.

Sipas mjekëve, gjendja e Arbanës është e mirë pas ndërhyrjes.

Kujtojmë se kohë më parë ai do humbte bashkëshorten, ndërsa vetë ka vite që vuan nga zemra.

Rreshat Arbana ka kohë që nuk është më aktiv në skena artistike. ngjashëm me të ndjerin Mirush Kabashi, edhe ai ushtroi më së shumti intepretimin poetik, atë me karakter patriotik, por dhe fetar, përgjatë dy dekadave të fundit. /tesheshi.com/

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re