Tre të arrestuar për drogë

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Policia e Lezhës sekuestroi 25 kg marijuhanë, ndërsa vuri në pranga organizatorin e trafikut te drogës dhe dy transportuesit. Operacioni i koduar “deltar” çoi në pranga Besim Gashin 47- vjeç, Sami Vatijan, 41 vjeç, të dy nga Kosova, si dhe kreun e rrjetit, Ilir Markvukaj, 41 vjeç nga Lezha. Sipas policisë, droga është kapur në kryqëzimin e “Rriles”.
 
Ajo ishte fshehur ne nje pjese te modifikuar te makinës me te cilen udhëtonin dy kosovaret. Në kërkim u shpall pronari i servisit ku ishte përgatitur vendi i fshehte. Policia dyshon se droga kishte si destinacion Kosovën. Blutë e Lezhës sekuestruan edhe 7 automjete luksoze, të cilat ishin në pronësi të te arrestuarve. Ndërkohe, edhe në pikën kufitare të Kapshticës, policia sekuestroi rreth 3 kg kanabis sativa. Droga u gjet e braktisur në rrugën nacionale Bilisht-Kapshticë e futur dy çanta sportive.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë