Skip to content

Tre të mbytur në det në pak orë, dy persona në Durrës, dhe një në Sarandë

Edhe këtë sezon turistik duket se plazhet shqiptare nuk ofrojnë sigurinë e duhur. Tre persona humben jetën vetëm gjate se shtunës. Viktima e parë u shënua në Durrës. Ishin pushuesit qe gjeten në zonën e quajtur plazhi i Currilave, trupin e pajetë të një 72-vjeçari dhe njoftuan menjëherë policinë.
 
I moshuari banor i Durrësit dyshohet te ketë pësuar infarkt pasi ka dale nga uji. Ne vendin e ngjarjes nuk është gjendur askush qe ti japë ndihmën e pare.
 
Ndërkohë ne morgun e spitalit te Durrësit pak ore me vone mbërriti i pajete një 62-vjeçar. Mësohet se ai humbi jetën teksa ishte duke u larë në det.
 
Gjatë mesditës në tjetër ngjarje u shënua këtë here ne Sarande. Një turiste polake u mbyt ne det. Sipas policisë 52-vjeçarja u gjet pa shenje jete ne zonën e njohur si “Kanali i Çukës”. Edhe ne këtë rast uniformat blu konfirmojnë se shtetasja polake sapo kishte dale nga uji.
 
Gruaja kishte ardhur me pushime ne Sarande bashke me një grup turistesh te tjerë .Trupi i 52-vjeçares u dërgua në morg për t’iu nënshtruar ekspertizës e cila do te hedhe me shume drite mbi ngjarjen.
 
Rastet e mbytjes ose aksidenteve te turisteve te huaj ne det kane qene te shpeshta. Edhe ne sezonin e kaluar u regjistruan ngjarje te renda ne Sarande.