Tre të rinj kanë rrahun me grushta një punonjës policie në Tiranë. Mësohet se njëri prej ka qene i dënuar me “Arrest Shtëpi” dhe si pasojë ka shkelur masën.

Si pasojë, 26-vjeccari është arrestuar nga Policia dhe dy të tjerët janë shpallur në kërkim.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan 26-vjeçarin, si dhe referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin, 23 vjeç, dhe po punojnë për kapjen e shtetasit, 25 vjeç, të tre banues në Tiranë. Këta shtetas, në rrugën “Shyqyri Ishmi”, gjatë një konflikti kanë goditur me grushte shtetasin, 31 vjeç, banues në Tiranë (punonjës policie). Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi 26-vjeçar., ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi””, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re