Ndalimi I detyruar I qarkullimit pas orës 18:00  për shkak të situatës emergjente nga koronavirusi nuk I ndal aksidentet rrugore në Shqipëri.

Tragjedia e radhës në rrugët tona ka ndodhur në fshatin Borizanë të Fushë Krujës.

Një automjet është përplasur me pjesën e pasme të një trajleri me targa të Kosovës.

Bilanci është shumë I rëndë, tre të vdekur dhe një I plagosur rëndë.

Të gjitha viktimat dhe I plagosuri rëndë ishin duke udhëtuar me automjetin.

Dyshohet se shkak i aksidentit tragjik ka qene shpejtesia e larte e autovetures tip Audi me targa AA 848 ZZ

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re