Në helikopter ndodheshin gjithsej katër persona: “Ishte një fluturim stërvitor”, tha kompania.
Autoritetet kanë konfirmuar se tre persona kanë vdekur në një përplasje helikopteri në Ishullin Wight, Angli.
“Në helikopter ndodheshin gjithsej katër persona, njëri prej të cilëve është aktualisht në spital në gjendje të rëndë. Nuk jemi në gjendje të japim informacione të mëtejshme mbi personat e përfshirë në këtë kohë, pasi po bëhen përpjekje për të kontaktuar dhe mbështetur familjet e tyre”, tha policia.
Northumbria Helicopters konfirmoi se një nga helikopterët e saj u përfshi në një përplasje këtë mëngjes në Ishullin Wight. Kompania tha se modeli G-OCLV u ngrit nga Aeroporti Sandown rreth orës 9:00 të mëngjesit me katër pasagjerë, përfshirë pilotin.
“Ky ishte një fluturim trajnimi”, tha kompania.
