Skip to content

Tre trendet e 2020-ës sipas Anna Wintour

anna wintour fashion trends 2020 282895 1570125989663 main.700x0c

Siç mund ta keni dëgjuar, çfarëdo të thotë Anna Wintour rreth modës, kthehet automatikisht në të vërtet absolute. Gjatë rubrikës së Vogue, “Go Ask Anna”, ajo u pyet se cilat do të jenë trendet më të mëdha të aksesorëve këtë dekadë të re.

Ndonëse vetë kryeredaktorja e Vogue nuk eksperimenton shumë, duke i qëndruar besnike syzeve të mëdha dhe çantave klasike, ajo listoi 3 prej trendeve në të cilat duhet të investojmë këtë vit.

1.Linoja dhe aksesorët e kashtës

 

Pavarësisht nëse vjen në formë çante, këpucësh, kapelesh apo rripash, kashta e thurur do të jetë kryefjala e pamjeve të 2020-ës.

Kurse linoja, është materiali i vitit që kombinohet mrekullisht mirë me çdo aksesor.

2.Varëset me perla

 

2020-ta do t’i çojë perlat e 2019-ës në një tjetër nivel! Jeni gati për varëse që kërkojnë vëmendje me kilometra larg? Perlat e këtij viti, po.

3.Çantat në formë kove

 

Në fakt, ky trend dominon prej vitesh, por në 2020-ën duhet të fokusohuni tek çantat me struktura dhe detaje interesante./