Ndeshja e futbollit të femrave mes Bilishtit dhe Partizanit u nderpre diten e sotme, pasi tre vajza të ekipit juglindor pësuan gjendje të fikëti në fushë dhe u dërguan me urgjencë në spital.

Trajneri i Bilishtit, Thanas Gjata shprehet, se gjatë ndeshjes vajzat nuk u ndjenë mirë dhe pësuan në gjendje të fikëti, e më pas u shoqëruan menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.

“Sot në ndeshjen me skuadrën e Partizanit tre vajza nuk janë ndjerë mirë, patën gjendje të fikëti, as helmim siç lexova. Na u gjendën afër drejtuesit e Partizanit dhe delegati. Vajzat shkuan te nje spital privat, bën një serum dhe jemi rrugës për në shtëpi. Gjendja e tyre është e mirë, por prindërit u trembën pak sepse lajmet ishin shumë alarmante”,– është shprehur për TCH trajneri i Bilishtit, Thanas Gjata.

Dyshimet e para ishin se futbollistet mund të ishin helmuar prej ushqimit, por policia njoftoi më herët se pas verifikimeve paraprake të kryera, ka rezultuar se futbollistet kanë shfaqur probleme shëndetësore si pasojë e shqetësimeve shëndetësore të mëparshme.

(E.H/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re