Diplomatja amerikane Yuri Kim, në 110 vjetorin e Gjykatës së Tiranës është shprehur se 3 vakancat e mbetura në këtë institucion drejtësie duhet që të plotësohen sa më shpejt me gjyqtarë.

Yuri Kim theksoi se është e rëndësishme që të ndahet gjyqësori nga largimi politik, por kjo sipas saj, është e pamundur nëse “vazhdojmë të bazohemi në modele të vjetra”.

“Ne do ju vazhdojë t’ju mbështesim, ua premtoj. Themeli është ndarja e gjyqësorit nga ndikimi politik por është e pamundur nëse mbizotërojë modelet e vjetra.

Nuk duhet të vazhdojë. Janë vendosur të gjithë mekanizmat ligjor për të vendosur një sistem drejtësia bazuar në mekanizmat e shtetit të së drejtës”, u shpreh ajo.

Yuri Kim: “Gjykata e Lartë ka bërë rrugë të gjatë në 110 vite, pavarësisht sfidave të vështira gjatë kësaj rruge.

Kanë kaluar më shumë se 3 vite që jam këtu dhe kam pasur privilegjin të takoj shqiptarë nga të gjitha fushat e jetës. Më kanë thënë qartë se duan drejtësi, një arsye për të qëndruar në këtë vend.

Reforma në Drejtësi vazhdon të prodhojë rezultate reale.

Besimi në drejtësi po zëvendësohet me optimizëm të matur. Gjykata e Lartë ka gjëra për të qenë krenare.

3 vakancat e mbetura duhet të plotësohen sa më shpejt me gjyqtarë.

Është kohë për të menduarit mbi arritjet në këtyre 110 viteve.

Kundërshtarët e Reformës në Drejtësi duan që ajo të dështojë, duan të jenë në gjendje të vazhdojnë të bazohen në pandëshkueshmëri.

Kjo është një shenjë që Reforma në Drejtësi po funksionon dhe se sa e rëndësishme është që të qëndrojmë të përkushtuar ndaj kësaj detyre.

I përket drejtuesve shqiptarë, Shqipërisë, ne do ju vazhdojë t’ju mbështesim, ua premtoj.

Themeli është ndarja e gjyqësorit nga ndikimi politik por është e pamundur nëse mbizotërojë modelet e vjetra.

Nuk duhet të vazhdojë. Janë vendosur të gjithë mekanizmat ligjor për të vendosur një sistem drejtësia bazuar në mekanizmat e shtetit të së drejtës.

SHBA-të mbeten të përkushtuara për të mbështetur drejtësisë. Puna që po bëni është thelbësore për këtë. Ka kaluar mbi 3 vite dhe fakt është që është koha për ambasador të ri. Kemi parë procesin e zhvilluar në Uashington dhe mund të ndryshohen ambasadorë dhe kjo gjë nuk do të ndryshojë.

Shoh fytyrat e personave që ndodhen këtu, me një pjesë të madhe kam punuar ngushtësisht. Kemi thënë gjëra që kemi preferuar të mos ishin thënë, por kur SHBA-të këmbëngulin e bëjmë sepse e dimë që ka gjëra më të mëdha për Shqipërinë.

Ky është një vend ku mundësitë janë të disponueshme për të gjithë njerëzit, se askush nuk është mbi ligjin.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re