Skip to content

Tre vatra zjarri në Gjirokastër, digjen 2 ha kullotë

E7750178 BF99 4F0B 9400 9B94547A1A9E cx0 cy13 cw0 mw1024 mh1024 r1 s 1

Këtë të dielë një tjetër vatër zjarri është shënuar në Gjirokastër, në kullotat e Dervenit, njësia administrative Picar.
 
Sipas informacioneve bëhet me dije se deri tani janë djegur mbi 2 ha kullotë, ndërsa zjarri rrezikon të përfshijë edhe pyllin. Në terren forcat zjarrfikëse po luftojnë me flakët me mjete rrethanore dhe pompa krahu, për shkak të terrenit malor e të thyer, ndërsa era e fortë ndihmon përhapjen e flakëve.
 
Ndërkohë dyshimet nga ana e policisë janë për zjarrvënie të qëllimshme për djegien e kullotave.
 
Ndërkohë rreth 250 rrënjë fidanë lajthi u dogjën paraditen e sotme në Mashkullorë si pasojë e flakëve që përfshinë tokat e mbjella.