Komisioni Evropian njoftoi se hetimi për sabotimin e gazsjellësit Rrjedha e Veriut vazhdon në Danimarkë, Suedi dhe Gjermani.

Më herët, kompania Nord Stream AG njoftoi se tre linja të tubacioneve të gazit në det të hapur North Stream 1 dhe 2 pësuan dëme masive më 26 shtator.

Sizmologët suedezë zbuluan se atë ditë u regjistruan dy shpërthime përgjatë gazsjellësit.

Prokuroria suedeze njoftoi se shpërthimet në tubacionin e gazit ishin një “akt sabotimi” dhe se hetimi është në vazhdim.

Presidenti rus Vladimir Putin tha se përgjegjësia për situatën është e Perëndimit, i cili “praktikisht filloi të shkatërrojë infrastrukturën e përbashkët evropiane të energjisë”.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov theksoi se përpjekjet e Rusisë për të marrë pjesë në hetimin e këtij akti sabotazhi për të zbuluar të vërtetën vazhdojnë të pengohen dhe se rezultatet e hetimit “do të befasonin shumë në Gjermani, Danimarkë dhe Suedi”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re