Tre viktima nga aksidenti në Selanik, mes tyre dy shqiptarë

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Të paktën tre persona, dy prej të cilëve shqiptarë, kanë humbur jetën mëngjesin e sotëm në Selanik kur një autoveturë e drejtuar nga një turist gjerman është përplasur me dy motorë.
 
Viktima janë të moshës 51, 22 dhe 28 vjeç. Ndërsa një vajzë 18 vjeç ndodhet rëndë në spital. Dy prej viktimave identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur nga policia janë shtetas shqiptarë.
 
Bëhet fjalë për 51 vjeçarin dhe 28-vjeçarin të cilët ishin në të njëjtin motor dhe kanë lidhje familjare me njëri-tjetrin. Të dy motorët kanë qenë me kubik të mëdhenj.
 
Drejtuesi i automjetit turisti gjerman gjendet në spital në gjendje shoku. Aksidenti ndodhi në qendër të Selanikut në rrugën Triti Septemvriu.
 

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë