Tre persona nga Elbasani të cilët po merrnin trajtim mjekësor në spitalet Covid-1 dhe Covid-2 në kryeqytet kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit.

Viktimat janë një 56-vjeçar, një 69-vjeçar dhe një 70-vjeçar. Bashkë me ta shkon në 72 numri i viktimave nga Covid-19 në Elbasan.

Në 24 orët e fundit në Elbasan u konfirmuar 32 raste të reja, mes të cilëve një mjek në qendrën spitalore “Xhaferr Kongoli” dhe një prokuror në prokurorinë e Elbasanit.

Aktualisht në këtë qytet numërohen 831 raste aktive me koronavirus.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re