Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi ditën e sotme mbledhjen për shqyrtimin e rezultatit të Prokurorisë për kryetarin e Bashkisë së Gjirokastrës, Qerim Ismailaj.

Ismailaj pas verifikimeve të Prokurorisë rezultoi i dënuar në Greqi me tre vite burg.

Gjatë kësaj mbledhje përfaqësuesi i ligjor i kryebashkiakut të Mallakastrës, ka kërkuar të shtyhej seanca pasi koha sipas tij është e pamjaftueshme për të paraqitur mbrojtjen me shkrim.

“Më datë 30.6.2021 jemi njoftuar për tu paraqitur në këtë seancë.

Po në këtë datë kam marrë përfaqësimin me prokurë për të ushtruar një mbrojtje efektive. Do të kërkoja që të merrej parasysh kërkesa për një seancë tjetër për mbrojtje dëgjimore. Kërkojë kohë për të paraqitur mbrojtje me shkrim sepse afati është shumë i shkurtër”, tha ai.

KQZ mbylli seancën e sotme duke pranuar kërkesën, ndërsa vendosi që mbledhja të zhvillohet të premten më datë 02. 07.2021, në orën 11:00.

Ndërkohë vetë kryebashkiaku nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e sotme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re