Skip to content

Tre vjet nga grusht-shteti i dështuar në Turqi, Erdogan: kurth i shkatërruar nga Allahu

thumbs b c dcbd1201ee37ee8f3add3409e1b6918d

Në  përvjetorin e tretë të grusht-shtetit të dështuar në Turqi, presidenti Erdogan mbajti një fjalim gjatë një tubimi përkujtimor në Stamboll, duke thënë se vendi kurrë nuk do të mund të pushtohet nga ata që siç tha, “ia shitën shpirtrat e tyre djallit”.

“Askujt që tentoi të kryejë grusht shteti nuk i ngeli përfitim dhe, me lejen e Zotit, as në të ardhmen nuk do t’u ngelet”, tha Erdogan, duke shtuar se “natën e 15 Korrikut, deshën ta varrosin Turqinë në errësirë, por dështuan. Allahu shkatërroi kurthet e tyre”.

Me aktivitete të ndryshme, Turqia e shënon këtë ditë si “Dita e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar”, raporton AA.