Sipas një studimi të shoqërisë italiane të kardiologjisë, që nga fillimi i pandemisë janë trefishuar rastet me infarkt.

Sipas këtij studimi, nëse tendenca vijon të mbetet e tillë rrezikohet të ketë më shumë viktima se sa nga Covid 19 Nuk ka vetëm viktima që shkaktohet drejtpërdrejt nga pandemia e koronavirusit.

Në një situatë emergjencë si pasojë e Covid 19 është trefishuar vdekshmëria për shkak të infarkteve.

Kjo shifër lidhet në pjesën më të madhe të rasteve me një mjekim të munguar ose të vonuar. Alarmi vjen nga kardiologët e shoqërisë italiane të kardiologjisë dhe mbështetet në shifrat që gjenden në një studim kombëtar – i pari italian – i kryer në 54 spitale duke vlerësuar pacientët akutë të shtruar në njësinë e terapisë intensive në periudhën nga 12 në 19 mars kur Italia po përballej me valën e madhe të të sëmurëve me koronavirus.

Si dhe duke krahasuar vdekshmërinë me atë të së njëjtës periudhë një vit më parë.

Studimi i cili do të publikohet në revistën ‘European Heart Journal’, gjatë periudhës Kovid ka regjistruar një vdekshmëri tre herë më të lartë në krahasim me të njëjtën periudhë në 2019-ën duke kaluar në 13.7% nga 4.1 % – sipas Karmen Spakarotela, bashkëautore e punimit.

Pjesa më e madhe e rasteve të infarktit ka të bëjë me raste të patrajtuara ose të trajtuara vonë.

Në fakt koha mes fillimit të simptomave dhe rihapjes së koronares gjatë periudhës Kovid ëshët shtuar me 39%. Kjo vonesë është shpesh fatale sepse në trajtimin e infarktit, koha është një faktor shumë i rëndësishëm. Mosha mesatare e këtyre pacientëve është 65 vjec.

Nëse tendenca do të vazhdonte, dhe nuk do të frenohej tashmë që faza e parë e emergjencës ka kaluar, do të ketë më shumë viktima se sa nga Kovid 19. Është ky alarmi i dhënë nga presidenti i shoqërisë italiane të kardiologjisë Çiro Indolfi.

Organizata e spitaleve dhe urgjencës në këtë fazë i është dedikuar pothuajse eksluzivisht Kovid 19 – shpjegon ai – dhe shumë reparte kardiologjike janë përdorur për të sëmurët e infektuar dhe me frikën e infektimit pacientët e vonojnë vajtjen në spital duke mbërritur në gjendje gjithnëj e më të rëndë, me komplikacione, që i bëjnë shumë më pak efikase mjekimet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re