Në studion e emisionit ‘Opinion’, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta
Manastirliu ka qenë duke shpjeguar në mënyrë të detajuar, historikun e 2
rasteve të identifikuara me koronavirus në Shqipëri

Por papritmas erdhi lajmi se ishin identifikuar edhe 4 raste te reja
infektimi me koronavirus duke trefishuar numrin brenda ditës dhe duke e
çuar në gjashtë numrin e të prekurve.

Pikërisht ky njoftim e ka bërë Manastirliun të braktise me urgjencë
studion për të shkuar drejt mbledhjes së papritur të Task Forcës.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu është pyetur në
emisionin Opinion nëse Shqipëria rrezikon një skenar si ai i Italisë për
përhapjen e koronavirusit.

Ajo tha se ekspertët e komitetit teknik shtetëror kanë përgatitur tre skenare por që ata janë të bazuar në probabilitete.

“Skenarët e ekspertëve tanë janë algoritme, janë probablitete por nuk
mund të themi 100% që mund të ndodhi kështu. Ne flasim me projeksione,
kemi tre skenarë dhe të tre skenarët ku kemi dhe skenarin e pandemisë
dhe do mundemi ta përballojmë. Ky sistem dhe këta mjekë e kanë treguar
në histori që mund ta përballojnë dhe mund ta përballojmë”, tha
ministrja Manastirliu pa dhënë detaje nga skenarët e parashikuara.

Ndërkohë kryeministri i Italisë, Conte nënshkroi vendimin për të
futur në karantinë të gjithë Italinë pasi shpërthimi i epidemisë ka bërë
që Itali të jetë vendi i dytë më i prekur në botë pas Kinës.






Previous articlePse Turqia nuk ka asnjë rast me koronavirusi?

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re